Kurdisje në Premierligë

Një skandal i madh rrezikon të shpërthejë në Angli. Futbolli anglez pritet të goditet nga një aferë e ndeshjeve të kurdisura, ka njoftuar e përditshmja britanike Daily Telegraph. Deri më tani gjatë kësaj jave në Angli janë arrestuar gjashtë persona mbi dyshimin se kanë marrë pjesë në një sindikatë të basteve, të lidhur ngushtë me…

Sport

28/11/2013 12:20

Një skandal i madh rrezikon të shpërthejë në Angli. Futbolli anglez pritet të goditet nga një aferë e ndeshjeve të kurdisura, ka njoftuar e përditshmja britanike Daily Telegraph.

Deri më tani gjatë kësaj jave në Angli janë arrestuar gjashtë persona mbi dyshimin se kanë marrë pjesë në një sindikatë të basteve, të lidhur ngushtë me disa ballafaqime, rezultati i së cilave thuhet se ka qenë i manipuluar.

Telegraph ka njoftuar se tre prej të arrestuarve përfshijnë një prej krerëve të një mafie të basteve nga Singapori, kurse në aferë thuhet se janë të përfshirë edhe futbollistë, emrat e së cilëve tani për tani nuk janë bërë të ditur.

Në mesin e ndeshjeve të kurdisura dyshohet se ka edhe duele nga Premierliga. Ky nuk është rasti i parë i arrestimeve në lidhje me ndeshje të kurdisura në ligat kryesore evropiane pasi në të kaluarën ndodhi në Itali, Spanjë….