Kurdët protestë në Londër kundër ISIS-it, me imitim të vrasjeve të tyre (Foto)

Qytetarë të kombësisë kurde kanë protestuar sot në Londër, duke kërkuar sulme edhe më të ashpra ndaj ISIS-it. 

Bota

05/10/2014 00:58

Protestuesit kurdë imituan ekzekutimin e stilit ISIS në Londër, një ditë pasi militantët islamik i prenë kokën qytetarit anglez Alan Henning.

Dy burra janë shfaqur të veshur me kostum ngjyrë portokalli, të spërkatur me ngjyrë të kuqe dhe sipër tyre dy burra me thika në dorë të cilat ua mbanin në fyt, në rrugën Doëning, transmeton lajmi.net.

Kjo protestë ata thanë se bëhet për të kërkuar veprime edhe më të ashpra ndaj pjestarëve të Shtetit Islamik.

Megjithatë veprimet e tyre u kundërshtuan nga një grup mysliman në Angli, të cilët thanë se vdekja e anglezit Henning nuk duhet të përdoret për përfitime politike. (lajmi.net)