Kurbetqarët e transformojnë Mitrovicën (Video)

Mitrovica dikur qyteti më i industrializuar në vend, sot përballet me probleme të shumta ekonomike e politike. Por gjatë stinës së verës, kur kurbetqarët kthehen në vendlindje, qyteti i minatorëve frymon më ndryshe. 

Lajme

09/08/2014 23:22

Mitrovica çdo vit në muajt e verës, sikurse edhe pjesë tjera të vendit, është e mbushur me kurbetqarë, të cilët një pjesë të pushimit preferojnë ta kalojnë në vendlindje. 

Qyteti i lodhur ekonomikisht dhe me përplotë probleme politike, në këtë kohë duket se merr një pamje tjetër. 

Djemtë dhe vajzat kurbetqarë, shumica prej të cilëve jetojnë në vendet perëndimore, gjatë pushimit në vendlindje harxhojnë me mijëra euro. 

E bizneset lokale, e pranojnë hapur se gjatë kësaj kohe profiti i tyre shënon rritje. (Klan Kosova)