Kur u inçizua për herë të parë konferenca e presidentit të SHBA-ve?

Më 19 janar të vitit 1955, kamerat dhe mikrofonat inçizuan për herë të parë një konferencë për shtyp të një presidenti të Shteteve të Bashkuara.

Bota

19/01/2020 08:15

Ky takim filloi me një koment të shkurtër të Presidenti Dwight Eisenhower.

”Po shoh se sot po përpiqeni të bëni një eksperiment të ri. Shpresoj se nuk do të na shqetësoj. Unë nuk kam asgjë për të njoftuar. Pra, po fillojmë menjëherë me pyetje e përgjigje.”

Takimi i Presidentit Eisenhower me gazetarë nuk u transmetua ashtu siç ndodhi. Por ky takim theu traditën që deri atëherë komentët e presidentit për gazetarë kurrë nuk citoheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse ai nuk kishte lejuar një gjë të tillë.

Sekretari i Presidentit për çështje të shtypit, James Hagerty e montoi një shirit me një film prej 33 minutash për të përdorur më vonë në programe lajmesh dhe raportesh të veçanta, praktikë kjo që ishte e pa-pranueshme për mjetet e informacionit që mbulonin veprimtaritë e ditës të një presidenti.

Hagerty tha se ideja e regjistrimit të takimit të presidentit me gazetarë kishte për qëllim t’u jepte mundësi amerikanëve që ta shihnin presidentin sa më shumë./kp