Kur tifozët në vitin 2014 parashikonin se Januzaj do të ishte më i miri në botë në vitin 2019

Kush do të jetë lojtari më i mirë në botë pas pesë viteve?

Sport

19/03/2019 15:29

Futbolli, si sporti më i dashur në botë, gjithmonë është në kërkim të lojtarëve që do të dominojnë këtë sport në të ardhmen.

Kur kjo pyetje është bërë në vitin 2014, pak tifozë kanë menduar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë ende në krye të lojës së tyre, duke përzgjedhur disa emra të ri, që me talentin e tyre konsideroheshin si kandidat potencial për të lënë gjurmë në futboll.

Kur jemi në vitin 2019, njëjtë sikurse para pesë viteve, në krye të kësaj loje kemi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Njëri po vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm te Barcelona, ku në ndeshjen e fundit në La Liga kundër Betisit, realizoi tre gola të bukur.

Në nivel të njëjtë është edhe Cristiano Ronaldo, i cili javën e kaluar me tre gola të shënuara ndaj Atletico Madrid, dërgoi Juventusin në çerekfinale të Ligë së Kampionëve.

Paraqitjet e Messit dhe Ronaldos, kanë lënë në hije shumë talent, të cilët në vitin 2014 mendohej se sot do të ishin zëri kryesor në futboll.

Në mesin e këtyre lojtarëve, gjendet edhe emri i Adnan Januzajt, i cili është larguar nga Manchester United për t’iu bashkuar Real Sociedadit në Spanjë, duke mbetur një lojtar pa specifika të veçanta, që nuk po arrin të gjejë edhe një vend në Kombëtaren e Belgjikës.

Emrat e lojtarëve që mendohej se do të ishin më të mirët në botë në vitin 2019:

Ross Barkley

Adnan Januzaj

Jack Rodwell

Julian Draxler

Oscar

Lewis Holtby

Alex Oxlade-Chamberlain

Jese Rodriguez

Viktor Fischer

Neymar

Stephan El Shaarawy

David de Gea

Paul Pogba

Raphael Varane

Mesut Ozil

/Lajmi.net/