Kur të rritem do të bëhem…, vajzat siriane tregojnë profesionin që ëndërrojnë (Foto)

Disa vajza nga Siria, e cila vazhdon të jetë e përfshirë në një luftë që askund nuk po i shihet fundi, kanë pozuar foto interesante, ku kanë treguar për profesionin që ëndërrojnë.

Bota

02/02/2016 13:09

Pavarësisht kushteve të vështira në Siri, janë disa vajza të vogla që i harruan ato probleme. U veshën ashtu siç ëndërrojnë të bëhen në të ardhmen. Fotografitë e tyre u realizuan nga Meredith Hutchison e cila zbuloi dëshirat e këtyre vajzave. transmeton lajmi.net.

Haja, 12 veçare, astronaute e ardhshme

“Që nga momenti kur filluam të mësonim në shkollë për sistemin diellor, ëndrra ime ishte të bëhem astronaute. Arrij ta imagjinoj vetën në qiell duke zbuluar gjëra të reja. Më pëlqen të bëhem astronaut sepse e shohë botën nga një kënd tjetër. Në këtë shoqëri, rrugët e mia ishin mjaft të vështira. Shumë shpesh më thonë që unë nuk mund të bëhem astronaute. Tani që i kam arritur qëllimet e mia, dua t’iu them të gjitha vajzave të mos kenë frikë, të flasin me prindërit e tyre për ëndërrat që kanë, dhe gjithmonë të kenë vetëbesim çka duan të arrijnë.”

Fatima, 11 vjeçare, kirurge e ardhshme

Në këtë fotografi, jam duke i’u sqaruar pacientëve rrezet-X për ta ditur shkakun pse kanë dhimbje në gjoks.

“Në këtë pikë, jam mjaft e respektuar nga ky rajon. Trajtojë mjaft pacientë, por ai i cili kujdesem më së tepërmi, dhe më ndihmoi të mos dorëzohem, është babai im. Kjo punë më bënë të ndihem e fuqishme që të jem e aftë të ndihmojë babain tim.”

Muntaha, 12 vjeçare, fotografe e ardhshme

“Që kur kam qenë e vogël më ka pëlqyer të bëjë foto. Më pëlqente të shkoja në ngjarje të ndryshme dhe të dokumentoja për gjëra që ndodhnin, të mira dhe të këqija. Tani, si fotografe profesionale, unë përdorë fotografitë e mia për të dhënë shpresa tek të tjerët- inkurajoj dashurinë dhe mirëkuptimin.”

Malack, 16 vjeçare, police e ardhshme

“Unë gjithmonë kam dëshiruar të bëhem police sepse nuk ndihmojë thjesht njerëzit, gjithashtu krijojë edhe drejtësi në vend. Zgjohem çdo mëngjes, shkoj në stacionin policor, dhe gjej vendet ku më së shumti kanë nevojë për ndihmë. Gjithashtu punojë që të inspirojë vajzat e reja, dhe i mbështesë ato për ëndërrat që kanë.

Fatima, 16 vjeçare, arkitekte e ardhshme

“Gjithmonë kam dëshiruar të bëhem arkitekte. Kur isha ende e vogël, më thonin që këtë punë vajzat nuk do të arrijnë të punojnë asnjëherë, dhe më inkurajonin të gjeja një punë për vajza. Por unë vazhdoja të ëndërroja si të bëja shtëpi për familjen time, dhe sit ë dizajnoja ndërtesa për familjet tjera. Tani që arrita vizionin tim, shpresoj të jem shembull për vajzat tjera- të mos dorëzohen asnjëherë pavarësisht fjalëve që thonë të tjerët.”

Wissam, 15 vjeçare, farmaciste e ardhshme

“Lagjia ime në Siri kishte një barnatore, dhe kur isha e vogël shkoja për t’iu ndihmuar. Sapo filloi lufta, pashë farmacisten që punonte aty duke i’u ndihmuar të lënduarve. Kur e pashë këtë, menjëherë e kuptova që ishte puna që do të doja të punoja në të ardhmen. “Tani që jam farmaciste, e shohë vetën si model për vajzat e tjera, dhe një lidere për të ndryshuar botën.”

Rama, 13 vjeçare, mjeke e ardhshme

“Duke ecur rrugëve të Sirisë si një vajzë e vogël, kam hasur në shumë njerëz që vuanin nga sëmundje të ndryshme, dhe gjithmonë kam dashur ta kem fuqinë dhe aftësinë për t’iu ndihmuar.

Tani, si mjeke e mirë në komunitetin tim kam arritur këtë aftësi. I’a lehtësojë dhimbjet atyre që kanë, dhe kjo është gjëja që më së shumti më pëlqen.

Nour, 18 vjeçare, avokate e ardhshme

“Dua që dhuna ndaj femrave të marrë fund. Dua që femrat të arrijnë të marrin vetë vendime, dhe të thonë lirshëm opinionin e tyre. Dua që shoqëria jonë t’iu japë hapësirë vajzave të bëhen çfarë të duan. Kjo është arsyeja pse u bëra avokate.

“Kur isha e vogël, nëna më ka treguar që gjithmonë isha e drejtë, dhe kështu do të arrija ta luftojë padrejtësinë. Unë dëgjova këshillën e saj, dhe tani jam avokate e respektuar, dhe punojë për të drejtat e femrave, gjithashtu mbrojë ato që janë viktima të dhunave.”

Sarah, 15 vjeçare, dizajnere e ardhshme

“Në të ardhmen, do të jem e famshme. Do të dizajnojë rroba për femrat që të ndihen elegante. Unë dizajnojë rroba të përditshmërisë dhe fustana nuserie.”

Merwa, 13 vjeçare, piktore e ardhshme

“Në këtë fotografi, jam piktore e famshme, duke pikturuar një peisazh. Kur isha e vogël, pikturën e kisha hobi, por duke u rritur kuptova që kisha talent dhe shkova në një shkollë arti.

Tani kam galerinë time dhe shes ngjyra dhe skulptura. Dëshira ime është që puna që bëjë të inkurajojë njerëzit të jenë të sjellshëm me njëri tjetrin.

Fatima, 12 vjeçare, mësuese e ardhshme

“Në këtë foto, jam duke pritur nxënësit. Unë i mësojë ata të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën Arabe. Jam shumë e mëshirshme dhe e dashur, gjithashtu një mësuese e përkryer. Nganjëherë e rreptë, por i ndihmojë nxënësit që kanë probleme.

Hiba, 9 vjeçare, pediatre e ardhshme

“Gjithmonë kam dashur t’iu ndihmojë fëmijëve, dhe kjo më shtyu të bëhem pediatre. Jam e sjellshme dhe e dashur, dhe një mjeke që fëmijët mund të më besojnë.” / lajmi.net