Kur ta do, ta do

Roberto Di Matteo është i papunë. Por, trajneri italian ende paguhet 130 mijë funte në javë nga Chelsea, edhe pse u shkarkua 12 muaj më parë, ka njoftuar e përditshmja britanike Daily Mail. Di Matteo nuk ishte në gjendje të arrinte marrëveshje me pronarin Roman Abramovich për shkëputjen e kontratës së tij trevjeçare, pasi u…

Sport

12/11/2013 21:55

Roberto Di Matteo është i papunë. Por, trajneri italian ende paguhet 130 mijë funte në javë nga Chelsea, edhe pse u shkarkua 12 muaj më parë, ka njoftuar e përditshmja britanike Daily Mail.

Di Matteo nuk ishte në gjendje të arrinte marrëveshje me pronarin Roman Abramovich për shkëputjen e kontratës së tij trevjeçare, pasi u shkarkua vetëm gjashtë muaj pas triumfit në Ligën e Kampionëve si menaxher i përkohshëm.

Mirëpo, Di Matteo deri më tani ka përfituar gati 7 milionë funte dhe do të vazhdojë të paguhet nga gjiganti londinez deri në qershor të vitit 2014, që nënkupton se ai nuk është i detyruar të pranojë një detyrë tjetër me të cilën do të ketë pagë më të vogël.

Pasi rrëmbeu trofeun më të çmueshëm në nivelin e klubeve si dhe FA Cup’ën, Di Matteo mori detyrën në kontratë afatgjate por u zëvendësua nga Rafa Benitez i cili në fund në fund të sezonit të shkuar ia liroi vendin Jose Mourinhos.

Fulham është një prej klubeve që së fundmi kanë shprehur interesim për angazhimin e Di Matteos në vend të Martin Jolit, i cili është nën presion të madh pas rezultateve të dobëta të ekipit deri më tani gjatë këtij sezoni.