​Kur rikthehen dardanët sërish në fushë?

Kombëtarja e Kosovës në futboll arriti një sukses historik së fundi duke u kualifikuar nga Liga C në Ligën B të Ligës së Kombeve, një sukses ky historik dardanët. Triumfi në dy ndeshjet e playoff-it të kësaj gare kundër Islandës bëri që Kosova të futet në mesin e 32 skuadrave më të mira të Evropës,…

Sport

25/03/2025 08:43

Kombëtarja e Kosovës në futboll arriti një sukses historik së fundi duke u kualifikuar nga Liga C në Ligën B të Ligës së Kombeve, një sukses ky historik dardanët.

Triumfi në dy ndeshjet e playoff-it të kësaj gare kundër Islandës bëri që Kosova të futet në mesin e 32 skuadrave më të mira të Evropës, sukses ky i arritur nën drejtimin e trajnerit Franco Foda i cili theksoi se ishte i bindur se do të arrihej ky objektiv.

Por, misioni i vështirë fillon pikërisht tani. Në fakt, në muajin shtator dardanët do t’i zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Botëror 2026 ku do të ndeshjen me shtete si Zvicra, Suedia e Sllovenia.

Por, paraprakisht, në muajin qershor, Federata e Futbollit të Kosovës ka aranzhuar një ndeshje miqësore kundër Armenisë që do të zhvillohet më 6 qershor.