Kur mund të shpallet Real Madridi kampion?

Real Madrid është shumë afër titullit të kampionit në La Liga.

Sport

06/07/2020 11:22

Një titull që i ka munguar gjatë skuadrës së Real Madrid, po afrohet me ‘Los Blancos’.

Pak xhiro nga fundi i sezonit, Real Madrid numëron katër pikë më shumë sesa skuadra e Barcelonës, dhe është afër titullit të kampionit.

Fitorja e mbrëmshme e katalanëve ka bërë që madrilenët të mos mund të shpallen kampion në ndeshjen kundër Deportivo Alaves.

Por, sipas kalkulimeve të ‘AS’, Real Madrid mund të shpallen skuadër kampione më së shpejti në ndeshjen kundër Granada, përcjell lajmi.net.

Këtë ndeshje, skuadra e Zinedine Zidane e luan të hënën e 13 korrikut, në udhëtim.

Mbetet të shihet nëse rezultatet do të shkojnë në favor të Real Madrid deri në atë pikë të garave. /Lajmi.net/