Kur Messi vendosi të dribloi gjithë kundërshtarët

As rikthimi i Lionel Messit nuk e ka shpëtuar nga humbja Kombëtaren e Argjentinës, në miqësoren ndaj Venezuelës.

Sport

23/03/2019 15:21

Ylli i Barcelonës, nuk luante për Argjentinën që nga Kupa e Botës, plot 265 ditë.

Argjentina, në këtë miqësore u befasua duke u mposhtur 1:3 nga Venezuela, shkruan lajmi.net.

Nëse dikush la përshtypje te Argjentina, sigurisht që ishte Messi, i cili me driblimet e tij jo pak herë ishte i paarritshëm për kundërshtarët.

Në minutën e 30’, Messi mori një top në mesfushë, dribloi bukur tre kundërshtar për të pasur pastaj te Laurtaro Martinez./Lajmi.net/