Kur kundërshtari i Arnold Gjergjajt e sfidonte edhe Klitschkon (VIDEO)

Arnold Gjergjaj do ta ketë rastin të përballet me britanikun David Haye më 21 maj të këtij viti në Londër, në meçin më të rëndësishëm të karrierës së tij.

Sport

30/03/2016 21:41

Pa dyshim, boksieri kosovar do të ketë punë mjaft të vështirë, pasi Haye ishte kampion botëror në dy versione dhe kishte arritur madje ta sfidonte edhe Wladimir Klitschkon, i cili në atë kohë e dominonte absolutisht boksin profesionist botëror, raporton Zëri.

Më poshtë mund ta shihni meçin ndërmjet Haye dhe Klitschko. Nga ana e tij, Gjergjaj i ka 29 meçe në karrierë, të gjithë të fituar, prandaj e do fitoren e 30-të ndaj 35 vjeçarit, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit botëror.

YouTube player