Kur Komuna e Pejës e fyente Majlinda Kelmendin (FOTO)

Majlinda Kelmendi bëhet sportistja e parë që i sjellë medalje olimpike Kosovës.

Sport

08/08/2016 18:29

Xhudistja nga Peja, një ditë më bëri ngriti lartë flamurin e Kosovës në Rio, në Lojërat Olimpike, duke fituar medaljen e artë.

Kjo medalje për Kosovën, vjen në debutimin historik në Lojërat Olimpike, pas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2015, shkruan Lajmi.net.

Medaljen krenarisë së Kosovës, ia ndau presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, që ka lobuar shumë për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar.

Por, për një moment na duhet të lëmë anash këtë sukses, që padyshim do të mbetet gjithmonë në histori.

Duhet të kujtojmë se Majlinda Kelmendi vjen nga Peja, nga klubi i xhudos Ippon, dhe këtij klubi që solli medaljen e parë të artë në Kosovë, nga komuna e Pejës për vitin 2016, i janë ndarë vetëm 2000 euro, shumë kjo shumë nënçmuese.

Menjëherë pas kësaj atë kohë, pati reaguar ashpër trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke e quajtur turp ndarjen e parave për sport nga Komuna e Pejës.

“Shikoni turpin e ndarjes së subvencioneve për klubet në qytetin e Pejës!. Klubi Ippon nuk e pranon këtë nënçmim asnjëherë!. Nëse kjo mbetet kështu ne qysh sot e pezullojmë bashkëpunimin me Komunën e Pejës!. Mirë që i keni ba publike le ta shoh krejt Bota sa po na vlerëson qyteti i lindjes!”, pati shkruar  Driton Kuka, përcjell Lajmi.net.

Kujtojmë se shuma 2000 euro, në një propocionalitet prej 365 ditësh në vit, i bie që Ippon i Driton Kukës dhe Majlinda Kelmendit, t’i ketë të ardhura nga komuna 5.5 euro në ditë.

Por, me medaljen e artë në Rio, Majlindës i takojnë tani 100 mijë euro nga shteti i Kosovës, i cili shpërblen me kaq para medaljen e artë olimpike.