“Kur kemi qenë të rinj”, Anita ndan momente romantike me Ramushin
Anita publikoi foto nga një moment intim me Ramushin.

ShowBiz
Anita dhe Ramushi janë çift goxha i komentuar në mediet rozë, teksa shumë shpesh ndajnë imazhe të përbashkëta, shkruan lajmi.net.
Në këto fotografi që i publikojnë në rrjete sociale, nuk mungojnë dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin.
Së fundi, ishte Anita ajo e cila publikoi një imazh romantik, ku shfaqet duke shkëmbyer puthje pasionante me Ramushin.
“…dikur kur kemi qene te ri”, shkroi Anita me shaka, duke etiketuar bashkëshortin sipër fotos. /Lajmi.net/