Kur Giggs debutoi, të tjerët ishin bebe

Edhe pse Robin van Persie realizoi het-trik në fitoren e Manchester Unitedit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve ndaj Olympiakosit që ia siguroi skuadrës së tij kualifikimin në çerekfinale, merita për suksesin e arritur pati edhe portieri David de Gea. Spanjolli bëri disa pritje vendimtare duke e shpëtuar skuadrën e tij nga eliminimi.…

Sport

20/03/2014 12:25

Edhe pse Robin van Persie realizoi het-trik në fitoren e Manchester Unitedit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve ndaj Olympiakosit që ia siguroi skuadrës së tij kualifikimin në çerekfinale, merita për suksesin e arritur pati edhe portieri David de Gea.

Spanjolli bëri disa pritje vendimtare duke e shpëtuar skuadrën e tij nga eliminimi. Mirëpo, 90 minuta të mrekullueshme zhvilloi edhe Ryan Giggs.

Uellsiani ka plot 40-vjet dhe shumëkush ia ka zili që ai ende është në gjendje të luajë në Ligën eKampionëve.

Ai mori pjesë në dy golat e parë të Unitedit dhe heshti kritikët që nuk pajtoheshin me menaxherin David Moyes që e aktivizoi në formacionin bazë.

Por, ajo që e bën edhe më të veçantë në dallim me bashkëlojtarët është fakti se kur Giggs debutoi me Unitedin në vitin 1991, shumë prej anëtarëve të gjigantit anglez, përfshirë David de Gean, Phil Jones, Rafael dhe Danny Welbeck nuk kishin mbushur as 1 vjet.

Më i vjetri ishte Rio Ferdinand i cili atëherë ishte 12-vjeç. Sot, Ferdinand dhe Giggs janë bashkërisht pranë mbylljes së karrierës.