Kur flamujt hiqen në vlugun e komunikacionit

Kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës ka vendosur që t’i heqë flamujt kombëtarë, të vendosur për festën e 28 Nëntorit, në vlugun e komunikacionit në kryeqytet. Kjo ka shkaktuar kolona të gjata të veturave.

Lajme

02/12/2014 10:17

Për të mos vazhduar kaosi i shkaktuar nga kjo kompani e papërgjegjshme është dashur edhe intervenimi i policisë.

Ata kërkuan nga punë-kryesi që ta ndërpresin punën dhe heqjen e flamujve ta lënë për më vonë, në kohën kur rrugët janë më pak të ngarkuara me trafik. (Kosovapress)