Kur ‘fair-play’ vjen para rezultatit
Dy ngjarje të pazakonta kanë ndodhur në futbollin italian, në të njëjtin takim, ndërmjet ekipeve amatore Fersina dhe Dro. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat, të cilat gjenden në fundin e tabelës dhe po mundohen t’i shmangen rënies në ligën e gjashtë. Por, rivaliteti në mes tyre është lënë anash fundjavën që…

Sport
Dy ngjarje të pazakonta kanë ndodhur në futbollin italian, në të njëjtin takim, ndërmjet ekipeve amatore Fersina dhe Dro.
Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat, të cilat gjenden në fundin e tabelës dhe po mundohen t’i shmangen rënies në ligën e gjashtë.
Por, rivaliteti në mes tyre është lënë anash fundjavën që shkoi, të paktën në bazë të atyre që shihen videon e mëposhtme.
Historia fillon në momentin kur Fersina, që gjendet në pozitën e fundit në tabelë, e pëson një gol ‘aksidental’.
Lojtari i saj mbetet i lënduar dhe topi largohet nga fusha. Vendësit ia kthejnë topin portierit kundërshtar të ekipit Dro, i cili e bën një gafë të pabesueshme, duke iu futur topi ndërmjet këmbëve dhe duke përfunduar në rrjetë.
Por, sportistët dinë të jenë shpesh humanë. Këtë e bëri edhe ekipi i Fersinas, duke ia demonstruar njerëzve se gabimet janë njerëzore.
Ata i hapën rrugë me qëllim kundërshtarit, që të shënonte gol, për ta ‘zhdukur’ golin aksidental. Sa për informatë, ndeshja përfundoi baras, 3:3.