Kur e zhvillon Kosova ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve?

Përfaqësuesja e Kosovës më 14 tetor rikthehet sërish për të zhvilluar ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Sport

12/10/2018 08:14

Më 14 tetor, ‘Dardanët’ janë mysafir të Ishujve Faroe, për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së katërt në grupin 3 në Ligën e Kombeve.

Ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Kosovës luhet në Torshavan, në stadiumin me kapacitet prej 6040 ulëseve.

Pas tri ndeshjeve të para, Ishujt Faroe numërojnë tre pikë, me një fitore dhe dy humbje.

Ndeshjen e parë ndaj Ishujve Faroe në Prishtinë, Kosova e ka fituar 2:0, me golat e Arbër Zenelit dhe Atdhe Nuhiut./Lajmi.net/