Kuqi sulmon Platinin
Ish sulmuesi i mirënjohur kosovar, Shefki Kuqi ka kritikuar presidentin e UEFA-s, Michel Platini, për vendimin rreth ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Sport
Ish sulmuesi i mirënjohur kosovar, Shefki Kuqi ka kritikuar presidentin e UEFA-s, Michel Platini.
Komisioni Disiplinor i Federatës Evropiane të Futbollit regjistroi ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd në favor të vendasve me rezultat zyrtar 3:0.
Por, Kuqi kurrsesi nuk pajtohet me vendimin.
“Për mua, befasia më e madhe është se lojtarëve të Shqipërisë iu tha të mos luanin. Dikush që ishte aty në fushë dhe e kupton futbollin, e di se nuk bëhej fjalë për lojë”, u shpreh Kuqi, përcjellin mediat finlandeze.
“Çfarë po mendonin ata kur e morën këtë vendim? Dhe flamuri që u hodh në stadium, si mund të sigurohemi që nuk e bëri një serb?”, shtoi tutje Kuqi.