Kuptojeni se a jeni në mesin e 8 karaktereve më të fuqishme

Këto 8 shenja karakteresh tregojnë se ju keni një personalitet të fortë dhe se nuk i trembeni askujt:

Lifestyle

01/08/2016 09:39

1. Nuk toleroni justifikime

Njerëzit me personalitet të fortë nuk mund të tolerojnë justifikime. Kur ju posedoni një karakter të fortë, nuk jeni të gatshëm të dëgjoni njerëz duke u ankuar për gjëra që nuk mund t’i bëjnë. Ju do të përqëndroheshit në ato gjëra që mund ti bëni, si ti tejkaloni pengesat dhe zgjidhjen e problemit.

2. Me kujdes i zgjedhni njerëzit që kanë rëndësi në jetën tuaj

Ju si një person i fortë, nuk mbështeteni asnjëherë në lidhje me atë se çfarë thonë njerëzit tjerë për mendimet dhe jetën tuaj. Ju e merrni këtë sikur disa njerëz e kanë të nevojshme të përfolin për tjerët me qëllim që të ndjehen më mirë, ndërsa ju thjeshtë vazhdoni punën tuaj. Madje edhe nëse ende nuk e dini saktësisht se kush jeni, nuk keni nevojë për ndonjë partner, shok, apo anëtar të familjes që të ju tregojë se për çfarë jeni i aftë. Këtë mund ta kuptoni edhe vet.

3. Nuk pëlqeni bisedat e zbrazëta

Bisedat e zbrazëta janë të pakuptimta për ju. Nëse keni njëpersonalitet të fortë, ju keni shumë ide. Nuk dëshironi të humbni kohën duke folur për njerëz tjerë, kur e keni mundësinë të ndryshoni botën. Këto biseda për juve paraqesin shqetësim, për shkak se bisedat e tilla boshe harxhojnë kohë pa nevojë si dhe dëmtojnë qelizat e trurit.

4. Nuk mund ta përballoni pandjeshmërinë, marrëzinë dhe injorancën

Personalitetet dominuese rezultojnë nga mungesa e ndikimit dhe njohurisë. Personalitetet e forta janë rezultat i të menduarit dhe mirë-informimit. Ekziston një dallim i madh mes këtyre dy gjërave. Meqenëse ju e përdorni trurin, ju pengojnë gjëra nga njerëzit që gjykojnë ndërsa nuk kanë fare njohuri për gjëra të caktuara.

5. Jeni dëgjues i mirë

Njerëzit me personalitet të fortë praktikojnë të dëgjuarit. Ndoshta mund të mendoni se njerëzit nuk e vlerësojnë, por kur njerëzit nuk janë të mësuar që ndokush ti dëgjojë dhe inkurajojë, kjo mund ti trembë ata.

6. Nuk keni nevojë për vëmendje

Meqenëse keni këtë lloj personaliteti, për ju nuk është e nevojshme vëmendja. Shumica e njerëzve qe ju i njihni mendojnë se ju e kërkoni vashdimisht vëmendjen e tyre, por kjo nuk është e vërtetë. Puna është se pesonaliteti juaj i tërheq njerëzit përreth jush.

7. Jeni të patrembur

Jo, kjo nuk është e vërtetë. Ekziston të paktën një gjë që mund t’ia keni frikën. Por, dallimi mes juve dhe njerëzve tjerë është se ju nuk e lejoni që frika të mbajë kontrollin ndaj jush dhe të ndikojë në mënyrën e jetesës suaj.

8. Pasigurinë e shihni thjeshtë si një mundësi

Pasiguria për ju është si një mundësi që duhet ta provoni. Ju e dini se nuk jeni të përkryer, por nëse nuk përpiqeni për të mësuar dhe u zhvilluar, pavarsisht rrezikut të ngjani si një i marrë, atëherë ju nuk e jetoni jetën. Thjeshtë, vetëm ekzistoni për mbijetesë./femra.net