Kupa e Kosovës, KB Peja finalisti i dytë

KB Peja ka arritur të mposhtë nikoqirët e Rahovecit me rezultat 90:82, duke u kualifikuar në finalen e Kupë së Kosovës.

Sport

13/02/2020 21:09

Në fakt ishin vendasit ata që e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me epërsi prej tetë pikëve 22:14. Në çerekun e dytë Peja ngushtoi diferencën në -4 pikë.

Çereku i tretë ishte vendimtar në këtë sfidë, me pejanët që shënuan plotë 37 pikë – më shumë se sa në tërë pjesën e parë.

Epërsia e lartë e krijuar në çerekun e tretë ishte e pamundur të barazohej nga basketbollistët e Rahovecit që pavarësisht se u afruan, nuk arritën dot të përmbysnin rezultatin – me takimin që përfundoi 90-82 në të mirë të Pejës.

Peja të shtunën në finale takohet me KB Yllin, që mposhti sot Bashkimin. /Lajmi.net/