Kupa e Italisë ndryshon formatin, hiqen nga gara disa klube

Kupa e Italisë po ndryshon vit pas viti, mirëpo nga sezoni i ardhshëm do të shohim një 'revolucion të vërtetë'.

Sport

06/05/2021 11:21

Formati i kësaj gare do të ndryshojë tërësisht, ku tani nuk do të ketë klube të Serie C dhe Serie D në fazat e hershme, transmeton lajmi.net.

Asnjë nga këto klube vjet nuk ia doli të kualifikohej në raundin e katërt dhe në Itali kanë menduar të bëjnë një ndryshim. “Calcio e Finanza” raporton se në Kupë do të marrin pjesë 20 ekipe nga Serie A dhe 20 nga Serie B.

Kjo garë pritet të nisë nga 15 gushti dhe 12 prej klubeve të Serie A do të luajnë që në fillim. Pjesa tjetër, e ekipeve të kreut, do të futen në garë në Raundin e 16-të.

Në takimin e Lega është diskutuar për Kupën dhe këto ndryshime thuhen se janë bërë për ta bërë garën më tërheqëse për shikuesit dhe për të drejtat televizive./Lajmi.net/