Kupa e Botës për Klube me disa ndryshime thelbësore

Një nga turnetë më të rëndësishëm, ai i Kupës së Botës për Klube, është duke pësuar ndryshime.

Sport

15/03/2019 20:20

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino ka konfirmuar se FIFA ka aprovuar rritjen e numrit të skuadrave pjesëmarrëse në këtë kompeticion, në 24, transmeton lajmi.net.

Ky turnament besohet të jetë si zëvendësim i Kupës së Konfederatave në nivelin e kombëtareve.

Deri më tani, Kupa e Botës për Klube ishte zhvilluar me vetëm shtatë skuadra nga gjashtë konfederatat.

Në dallim prej kësaj, FIFA ka bërë të ditur se kompeticioni që do të mbahet më 2021 do të jetë me 24 skuadra.

Turneu do të luhet çdo katër vite. Besohet se FIFA dhe UEFA do të gjejnë një marrëveshje që ky turnament mos të dëmtojë Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/