Kupa e Botës 2023: Kosova luan kundër Luksemburgut – ‘Dardanët’ synojnë fitoren e radhës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të ketë sonte testin e radhës.

Sport

23/02/2020 09:16

Në rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2023, në fazën parakualifikuese, Kosova do të luajë ndeshjen e dytë. Sonte, Dardanët luajnë si mysafirë të Luksemburgut, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e Kombëtares së Kosovës në basketboll do të luhet me fillim nga ora 18:00.

Dardanët e nisën mirë fazën e para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, duke mundur Islandën 80:78, kurse fitorja ndaj Luksemburgut do tu ndihmonte shumë që të kalojnë në rrethin tjetër.

Kosova dhe Luksemburgu ishin përballur edhe vitin e kaluar, ku në takimin e parë Luksemburgu fitoi 88:80, derisa Kosova triumfoi në shtëpi 109:88. /Lajmi.net/