Kupa e Bayernit

Bayern Munich fitoi ndaj Borussia Dortmundit pas vazhdimeve, në finalen e Kupës së Gjermanisë me rezultat 2:0. Në Berlin, gjiganti bavarez triumfoi falë golave nga Arjen Robben dhe Thomas Muller.

Sport

17/05/2014 23:37

Bayern Munich fitoi ndaj Borussia Dortmundit pas vazhdimeve, në finalen e Kupës së Gjermanisë, me rezultat minimal 1:0. Në duelin mjaft të baraspeshuar në Olympiastadion në Berlin, fituesi u përcaktua vetëm pas 120 minutash lojë.

Në fakt, Dortmund u duk se kaloi në epërsi në minutën e 68-të kur mbrojtësi Mats Hummels qëlloi me kokë dhe topi dukej se kishte kaluar vijën fatale, por Dante e largoi atë dhe gjyqtari nuk sinjalizoi asgjë, pavarësisht protestave të futbollistëve të Dortmundit.

Koha e rregullt u mbylla pa gola, njësoj sikurse pjesa e parë e vazhdimeve.

Por, në minutën e 107-të, mesfushori Arjen Robben e kaloi Bayernin në epërsi para se Thomas Muller të vuloste rezultatin përfundimtar të sfidës, në çastet e fundit të takimit.

Bayern fitoi Kupën e Gjermanisë për herë të 17-të në histori të klubit.