Kupa e Amerikës: Venezuela dhe Peruja luajnë baras

Ka përfunduar pa gola ndeshja mes Venezueles dhe Perusë, vlefshme për grupin A në Kupën e Amerikës.

Sport

15/06/2019 22:59

Kjo përballje, e zhvilluar në Porto Alegre, nuk ka dhuruar fitues, me dy kombëtaret që u pajtuan me barazimin 0-0.

Skuadra e Perusë kishte më shumë nga ndeshja, duke krijuar edhe disa raste të mira shënimi, por pa arritur të kalonin vijën e fundit të Venezuelës, portierin Farinez.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, është fituar nga Brazili, që ka mposhtur Bolivinë 3:0./Lajmi.net/