Kupa e Afrikës në zi: Vdekje dhe të lënduar shkaku i tollovisë para një stadiumi në Kamerun

Kupa e Afrikës ka humbur vëmendjen për pak kohë, si pasojë e një ngjarje tragjike të ndodhur së fundmi.

Sport

25/01/2022 09:22

Kushtet e këqija infrastrukturore kanë bërë që para një stadiumi në Kamerun të krijohet një tollovi e madhe, ku pësuan shumë tifozë futbolli.

Tifozët raportohet se nuk mund të futeshin në stadium dhe nga tollovia e krijuar kanë humbur jetën disa persona, përcjell lajmi.net.

Sipas guvernatorit të atij rajoni, Naser Paul Biya, rreziku ekziston që të rritet akoma numri i viktimave.

Stadiumi për të cilin bëhet fjalë zë plot 60 mijë tifozë, por kufizimet nga pandemia kanë bërë që vetëm 80% të jenë në dispozicion.

50 mijë tifozë tentuan të jenë të pranishëm për ndeshjen e mbrëmshme që u luajt mes Kamerunit dhe Ishujve Komoros. /Lajmi.net/