Kupa e Afrikës: Kameruni baras me Kepin e Gjelbër, Burkina Faso dhe Etiopia ndajnë pikët

Është luajtur edhe ndeshja e tretë në Grupin A të Kupës së Afrikës.

Sport

17/01/2022 18:58

Kameruni e ka mbyllur grupin A në pozitën e parë, me 7 pikë të grumbulluara në tri ndeshje, shkruan lajmi.net.

Organizatorët e Kupës së Afrikës këtë edicion, kanë luajtur baras 1:1 me Kepin e Gjelbër.

Edhe ndeshja mes Burkina Faso dhe Etiopisë përfundoi me rezultatin e njëjtë, 1:1.

Burkina numëron 4 pikë në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Kepi i Gjelbër, që për shkak të gol diferencës renditet në vendin e tretë.

Kështu, Kameruni dhe Burkina Faso luajnë në fazën me nokautit direkt. /Lajmi.net/