Kupa e Afrikës: Gaboni dhe Ghana ndajnë pikët

Gaboni dhe Ghana kanë ndarë pikët.

Sport

14/01/2022 21:52

Gaboni dhe Ghana kanë luajtur me barazim 1-1 në ndeshjen e dytë të grupit C.

Ghana ishte afër fitores pasi po udhëhiqnin deri në fund të ndeshjes, megjithatë një gol nga Gaboni në minutat e fundit ia mohoi fitoren dhe tani ganezët mbesin me gjasa jo të mira për kualifikim.

Andre Ayew i dha avantazhin Ghanës në minutën e 18-të nga një asistim i Thomas Parteyt, megjithatë Gaboni barazoi shifrat në minutën e 88-të nëpërmjet Jim Allevinah, duke u mbyllur epilogu final i ndeshjes me rezultat të barabartë.

Me këtë barazim, Gaboni pozicionohet e dyta me 4 pikë të mbledhura, gjersa Ghana gjendet e treta me një pikë të mbledhur. Maroku gjendet lider me dy fitore pas dy ndeshjeve, kurse Komorosi gjendet e fundit në tabelë me dy humbje pas dy ndeshjeve të para. /Lajmi.net/