Kundërshtari më i keq në short për Real Madridin?

Liga e Kampionëve sot cakton çiftet gjysmëfinale.

Sport

13/04/2018 07:15

Liga e Kampionëve sot tërheq shortin për fazën gjysmëfinale të garës.

Mediat spanjolle shkruajnë se kundërshtari më i keq i mundshëm për Real Madridin është Bayern Munich.

Në opsion janë edhe Liverpool e Roma por skuadra bavareze konsiderohet si kundërshtari më i vështirë nga të tjerët për ekipin e trajnerit Zinedine Zidane, përcjell “lajmi.net”.

Shorti i gjysmëfinales do të fillojë sot nga ora 13:00. /Lajmi.net/