“Kundërshtari im ishte Millosheviqi”, “Liria mbi gjithçka” – Top 4 deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së në fjalimin përmbyllës në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë janë përmbyllur fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Që nga 9 shkurti, para trupit gjykues kanë paraqitur deklaratat e tyre Prokuroria e Specializuar, mbrojtja e të akuzuarve, përfaqësuesit e viktimave dhe në fund vetë të akuzuarit, raporton lajmi.net Gjykatësi kryesues, Charles Smith III, deklaroi se me përfundimin…

Lajme

18/02/2026 18:59

Në Gjykatën Speciale në Hagë janë përmbyllur fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Që nga 9 shkurti, para trupit gjykues kanë paraqitur deklaratat e tyre Prokuroria e Specializuar, mbrojtja e të akuzuarve, përfaqësuesit e viktimave dhe në fund vetë të akuzuarit, raporton lajmi.net

Gjykatësi kryesues, Charles Smith III, deklaroi se me përfundimin e këtyre fjalëve, çështja gjyqësore ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, të akuzuar për krime lufte, mbyllet në këtë fazë dhe pritet vendimi i trupit gjykues.

Sot, në fund të çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi dhanë fjalët e tyre përmbyllëse. Të katërtit u deklaruan të pafajshëm.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se gjatë angazhimit të tij politik dhe ushtarak kishte vetëm një kundërshtar e që ishte Sllobodan Millosheviqi.

“I vetmi, ama bash i vetmi kundërshtar i imi ishte Sllobodan Millosheviqi.”

Ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se angazhimi i tij në luftë kishte një qëllim të vetëm – lirinë e popullit.

“Për mua jeta kishte kuptim vetëm nëse populli im ishte i lirë.”

Rexhep Selimi e cilësoi si nder të madh faktin që kishte qenë bashkëluftëtar me një nga figurat më simbolike të luftës.

“Të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh që mund të kisha.”

Ndërkaq, Jakup Krasniqi në deklaratën e tij përfundimtare, ai theksoi bindjen e tij për lirinë si e drejtë themelore njerëzore.

“Angazhimi dhe bindja ime jetësore ka qenë se çdo qenie njerëzore meriton të jetojë në liri.”

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /Lajmi.net/