Kundërshtari i ri i Joshua mësohet javën tjetër – Këto janë opsionet

Dueli mes Anthony Joshua dhe Jarrell Miller, i cili parashihej të zhvillohej më 1 qershor,  nuk do të ndodh.

Sport

18/04/2019 20:45

Joshua, i cili nuk ka zbritur të ringun e boksit që nga shtatori, do të debutonte në ringun amerikan, në ‘Madison Square Garden’, në duelin kundër Miller, por ky duel është anuluar.

Boksieri amerikan ka dështuar në testet e drogës, duke bërë kështu të pamundur duelin me kampionin e katërfishtë.

Sigurisht, Joshua do të ndeshet më 1 qershor, por tashmë duhet të sigurojë një kundërshtar që është i gatshëm t’i dali përballë, në ‘Madison Square Garden’.

Promotori i britanikut ka një listë me rreth 8 boksierë të cilët mund të përballen me klientin e tij.

“Do të jetë një ndeshje në Amerikë, kështu që nga pikëpamja jonë, do të dëshironim një sfidues amerikan” ka thënë Hearn për ‘Sky Sports’, transmeton ‘lajmi.net’.

“Nuk besoj se do të jetë Dillian Whyte. Në listë kemi emra si Luis Ortiz, Adam Koënacki, Michael Hunter, Manuel Charr e Agit Kabayel” ka thënë tutje promotori i kampionit britanik.

“Ka diku rreth shtatë apo tetë boksierë që do të na përshtateshin. Në një debutim amerikan, ideali do të ishte një amerikan, apo dikush që lufton në Amerikë” ka vazhduar Hearn.

“Ne po shikojmë përpara dhe do të punojmë shumë në ditët në vazhdim. Do të kemi një zyrtarizim nga ne në fillimin e javës së ardhshme, rreth kundërshtarit të ri të Anthony Joshua” ishin fjalët e promotorit britanik.

Jarrell Miller në anën tjetër ka hedhur poshtë të gjitha ndodhitë e fundit, duke insistuar se ai kurrë nuk ka përdorur asgjë stimuluese.

Amerikani është suspenduar pasi doli pozitiv në një test për një substancë të ndaluar, gjatë kohës kur ai luftonte në kik – boks. /Lajmi.net/