Kundërshtari i ardhshëm i Fury është aq i rrezikshëm sa nokauton kundërshtarët pa i goditur

Ylli britanik i boksit, Tyson Fury, ka bërë të ditur se në shtator do të kthehet në ringun e boksit, për përballjen me Otto Wallin.

Sport

05/08/2019 22:19

Dyshja do të vihen përballë njëri tjetrit në Las Vegas, ku Fury ka zhvilluar edhe duelin e fundit të cilin e fitoi kundër gjermanit Schwarz.

Para duelit me Wallin, po qarkullon një video interesante në ‘Twitter’, ku suedezi shihet teksa nokauton kundërshtarin e tij pa e goditur fare.

https://twitter.com/Grishamfight/status/1157344324675362818?s=20

Duket se e majta e suedezit është aq e fuqishme sa nuk ka nevojë që të godas drejt në fytyrë për të nokautuar.

Fury duket se do të ketë mjaft punë në duelin e radhës që do ta ketë në Las Vegas. /Lajmi.net/