Kundërshtarët e mundshëm të Juventusit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve

Shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve do të mbahet të hënën (14 dhjetor) me fillim në ora 12.

Sport

09/12/2020 16:44

Juventusi e siguroi kualifikimin nga pozita e parë në Grupin G pas triumfit spektakolar ndaj Barcelonës (3-0) në Camp Nou. Ndërsa më poshtë jua sjellim kundërshtarët potencialë të Zonjës së Vjetër.

Porto dhe Sevilla janë dy kundërshtarët e mundshëm të Bianconerëve në raundin e parë të fazës së eliminimit direkt të garës më të madhe evropiane për klube.

Më pas, nga pozita e dytë në Grupin A mund të kualifikohen Atletico Madrid ose RB Salzburg (njëri prej tyre mund të jetë kundërshtar i Juves), e njëjta vlen edhe për RB Leipzigun dhe Paris Saint-Germainin në Grupin H, si dhe Atalantan dhe Ajaxin në Grupin D.