Kunata e Kim ‘çmend’ rrjetin, pozon nudo (Foto)

Para afro dy vitesh, Kim Kardashian e ‘rrënoi’ internetin me pozimin për revistën Paper dhe tash këtë e ka bërë pjesëtarja më e re e klanit të famshëm.

ShowBiz

29/08/2016 23:11

Blac Chyna është shtatzënë dhe pret fëmijë me vëllanë e yllit të famshëm, ndërsa tash ka vendosur që ta tejkalojë kunatën e saj.

28-vjeçarja i ka hequr rrobat në pozat e reja për revistën në fjalë duke treguar edhe barkun e rritur.

Mirëpo, zëvendëskryeredaktorja e Paper, Abby Schreiber, ka thënë se Kardashian kishte qenë e pranishme gjatë setit fotografik të kunatës së saj dhe nuk ka xhelozuar aspak, transmeton telegrafi.

“Kim erdhi gjatë fotosesionit, gjë që ishte bukur që ta shihnim atë duke e inkurajuar Chynan dhe duke biseduar me të”, ka thënë ajo për E! News.

kunata-1_1472504077-9830424 kunata-2_1472504127-4719492 kunata-3_1472504132-5747923