Kumanovë: Raportohet për 8 civilë të vrarë, në mesin e tyre një vajzë 8 vjeçare! (Video)

Gjatë konfliktit të armatosur që ka ndodhur sot në Kumanovë janë vrarë 5 civilë shqiptarë. Banorë të “Lagjes së trimave” njoftojnë se janë vrarë tre persona më të moshuar si dhe një rast tjetër një vajzë tetë vjeçare dhe prindi i tij, transmeton zhurnal.mk.

Lajme

09/05/2015 08:34

Mësohet se banorët e vrarë mësohet se janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë.

Pesë policë janë plagosur dhe nuk dihet sa është numri i viktimave nga përleshjet e mëngjesit në Kumanovë mes forcave policore maqedonase dhe kinse një grupi të armatosur.

Jozyrtarisht mësohet se policët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjenden në Spitalin e Kumanovës.

Të gjitha hyrje-daljet në këtë qytet janë të bllokuara nga policia, ndërsa fluturojnë edhe helikopter të ushtrisë mbi Kumanovë.

Sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen ”Tode Mendoll” të Kumanovës ka filluar një përleshje e armatosur në mes të forcave të armatosura maqedone dhe një grupi tjetër të paidentifikuar deri më tani.

Nga disa shtëpi po shfaqet tymi dhe zjarri në lagjen e banuar me shqiptarë në Kumanovë.

Bëhet e ditur për dy tre shtëpi nga ku po del tymi dhe raportohet për dëme të mëdha edhe në shtëpi tjera, informon.

Policia nëpër këtë lagje të njohur si Lagja e Trimave përmes megafonit po bën thirrje që qytetarët të mos dalin rrugëve. Nga rrjetet sociale informohet për të dhëna të ndryshme që nuk janë zyrtare.

Policia po vazhdon të jetë e pranishme me forca të mëdha në Kumanovë.

Nuk po lejohen ekipet e gazetarëve të hyjnë në këtë zonë.

Po ashtu banorët theksojnë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga plumbat dhe se ata janë strehuar në ambiente më të sigurta.

Helikopterë mbi Kumanovë

Nga informacionet e fundit për INA bëhet e ditur se janë ndaluar të shtënat e fuqishme në Kumanovë, por ka disa të shtëna sporadike.

Banorë të lagjes së njohur të “Trimave” ku janë koncentruar forcat e mëdha policore deklaruan për INA se për momentin janë ndaluar të shtënat, por vazhdon prania e shtuar policore.

Mbi qiellin e qytetit, sidomos në këtë pjesë po fluturojnë helikopterë ushtarak dhe të policisë.

YouTube player
YouTube player