Kulusevski: Jam te Juventus për të fituar ligën

Dejan Kulusevski ka folur lidhur me aventurën e tij të re që po nis te Juventus.

Sport

18/09/2020 16:31

Mesfushori i kombëtares së Suedisë shpreson që të dielën të regjistrojë ndeshjen e parë me fanellën e Juventus.

Para kësaj ndeshje, ai ka thënë se është në Torino për të fituar titullin e kampionit.

“Të dielën kemi ndeshje të rëndësishme dhe unë jam shumë i lumtur që më në fund jemi duke luajtur”, ka thënë Kulusevski, transmeton lajmi.net.

“Jam gati të luaj nëse trajneri më zgjedh, nuk më pritet. Jam këtu për t’u përmirësuar si në fushë, ashtu edhe jashtë fushës. Jam këtu për të fituar ndeshje, të ndihmojë shokët e skuadrës dhe të bëj qytetin e lumtur”, ka shtuar lojtari.

“Jam me fat që jam këtu, dua të fitoj ligën dhe secilën ndeshje që luajmë”, ishin fjalët e Kulusevski.

Juventus të dielën nis sezonin e ri në Serie A, kundër Sampdorias, me fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/