“Kultura Shqiptare” – Mbahet edicioni i dytë i “Javës së Artit” në Prizren

Organizata “The Art’ me seli në Suharekë, po organizon edicionin e dytë të Javës së Artit në Prizren. Ky edicion i Javës së Artit do ti dedikohet kulturës dhe traditave shqiptare. Java e Artit këtë vit do të mbahet me 21 dhe 22 nëntor, në Qendrën Tregtare Galeria në Prizren. Me 21 nëntor, ky organizim…

ShowBiz

20/11/2023 20:55

Organizata “The Art’ me seli në Suharekë, po organizon edicionin e dytë të Javës së Artit në Prizren.

Ky edicion i Javës së Artit do ti dedikohet kulturës dhe traditave shqiptare.

Java e Artit këtë vit do të mbahet me 21 dhe 22 nëntor, në Qendrën Tregtare Galeria në Prizren.

Me 21 nëntor, ky organizim hapet me një fjalim motivues nga alpinistja Mrika Nikqi për të vazhduar pastaj me një ekspozitë me motive shqiptare të quajtur “Pikturo shqip”.

Me 22 nëntor, Java e Artit sjell panairin e librit të autorëve shqiptar dhe një panel diskutimi me temë “Promovimi i kulturës shqiptare përmes artit”.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntori po shënohet me aktivitete kulturore. /Lajmi.net/