Kultivonte kanabis në shtëpi, dënohet shqiptari në Angli

27-vjeçari Mariglen Alla u dënua me 1 vit e 4 muaj burg në Angli nga gjykata e NewCastle, pasi ai pranoi akuzat për kultivim droge.

Bota

12/11/2017 17:21

Shqiptari u arrestua me akuzën e menaxhimit të një ferme, në qendër të qytetit, ku kultivoheshin bimë kanabis sativa që në total kapnin vlerën 700 mijë paund. Alla u arrestua nga policia në shtator të këtij viti, shkruan lapsi.al.

Në banesën ku jetonte në “Henry Street” 27-vjeçarit iu gjetën rreth 730 bimë narkotike. Gjatë aksionit të policisë për zbulimin e bimëve narkotike, u vu re se shtëpia ishte lidhur me rrjetin elektrik të rrugës duke përdorur kabllot nëntokësor.

Prokurori Harry Hadfield, në një prononcim për media tha se do të merren në konsideratë pretendimet e palës mbrojtëse, e cila pretendon se Alla është thjesht një viktimë e narkotrafikut.