Kultivonte drogë në laborator, 5 vjet burg shqiptarit në Britani

Një 27 vjeçar shqiptar është dënuar nga gjykata në Britani me pesë vjet burg për kultivim dhe tregtim të lëndëve narkotike.

Lajme

25/01/2016 21:35

Altin Laska 27 vjeçar, ishte arrestuar pasi policia britanike zbuloi katër laboratorë  kanabisi në Exeter, që arrinin vlerën e 400 mijë paundve.

Në korrik të vitit 2015, policia arrestoi dy rumunë, Mircea Rusu, 24 vjeç, dhe Nicolae Pasc, 25 vjeç, të cilët po udhëtonin drejt Skocisë me 7 kg kanabis në automjetin e tyre.

Arrestimi i tyre çoi te shqiptari Laska, i cili i kishte hyrë tregtisë së drogës, pas falimentimit të kompanisë së tij të sigurimit. Po në korrik, ai u arrestua në shtëpinë e tij në Exmouth, ku u gjetën edhe dy emigrantë të paligjshëm, të cilët u deportuan, shkruan “Daily Mail”.

Policia lokale thotë se katër “fabrikat” e kultivimit të kanabisit ishin shumë të sofistikuara dhe shitja e lëndës i sillte grupit shumë fitime.

Krahas Laskës,  gjykata ka dënuar me nga 12 muaj burg edhe dy shpërndarësit rumunë.