Kulla e Korçës është kopje e një projekti në Japoni

Arkitekti Besnik Aliaj ka zbuluar se kulla panoramike e ngritur në qendër të qytetit të Korçës, nuk është një projekt unik, por kopje e një tjetër projekti japonez. Aliaj ka postuar ne profilin e tij në Facebook pamje krahasuese të të dyja kullave.

Lajme

26/04/2015 18:08

“Zbulohet misteri i kullës në Korçë. Një simotër në Tokio, Japoni. Po atje, konteksti, shkalla dhe funksionet, janë tërësisht gjë tjetër”, shkruan Aliaj.

Ngjashmëria mes dy kullave është e madhe. Edhe funksioni duket të jetë i njëjtë. Gjithesi simotra japoneze është më madhe dhe kryem në shumë funksione se ajo e korçareve, transmeton lapsi.

Kullën japoneze mund ta shihni duke klikuar KETU.

a