Kukës, rrëshqitje dherash e gurësh në hyrje të qytetit

Reshjet e dendura të 48 orëve të fundit që kanë shoqëruar gjithë rajonin verilindor te vendit ka bërë që hyrja kryesore për në qytetin e Kukësit nëpërmjet Rrugës së Kombit të humbë funksionin, duke rrezikuar dhe qindra udhëtarë  të fshatrave përreth, të cilët përmes kësaj hyrje lidhen me qytetin.

Lajme

13/03/2016 10:05

Të rrezikuar janë dhe disa banorë të cilët kanë ndërtuar banesat e tyre në afërsi të këtij masivi, pasi çdo ditë jetojnë me frikën e rrëshqitjes së dherave e gurëve bashkë me shtëpitë e tyre duke u favorizuar nga terreni shumë i thepisur.

Sipas përfaqësuesve të bashkisë, për shkak se mungojnë kanalizimet e ujërave të bardha, qarkullimi për në hyrjen e qytetit ka probleme

Edhe pse ky është një ndër të paktat nënkalime që lidhin autostradën  me zonat e banuara, çdo herë që reshjet e shiut janë prezentë qarkullimi në këtë hyrje bëhet i vështirë ose në rastin më të keq bllokohet duke detyruar banorët e fshatrave të zgjedhin rrugë alternative për t’u lidhur me qytetin e Kukësit./shekulli