Kukeli: Nuk e dua këtë kundërshtar në grup

Burim Kukeli, ka thënë se është shumë i lumtur për kualifikimin në Kampionatin Evropian, por nuk e dëshiron Zvicrën në grup.

Sport

15/10/2015 19:41

Mesfuhsori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, ka thënë se është shumë i lumtur për kualifikimin në Kampionatin Evropian, por nuk e dëshiron Zvicrën në grup.

“Jo, ju lutem jo, vetëm Zvicrën, jo. Së pari, Zvicra ka një ekip shumë të fortë dhe ka disa lojtarë me prejardhje shqiptare. Dhe së dyti, unë kam respekt maksimal për këtë vend. Nëse duhet të takohen në Kampionatin Evropian me Zvicrën, atëherë do dëshiroja të ndodhte kjo vetëm në finale”, ka thënë Kukeli.

“Kualifikimi për mua do të thotë shumë, pasi është arritje historike. Në fillim ishin të pakët ata që besuan në suksesin tonë. Por, fal përkrahjes nga tifozët ne arritëm objektivin e shumë kërkuar”, ka shtuar për fund 31-vjeçari i intervistuar nga Tagesanzeiger.ch.