Kuka i uron suksese Kosovës, por ankohet për Federatat

Trajneri i njohur kosovar në xhudo, Driton Kuka i ka uruar suksese Kosovës para ndeshjen me Anglinë.

Sport

17/11/2019 15:59

“Dardanët”, pas pak orëve do të ndeshen me “Tre Luanët” në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kuka ka thënë se shpreson që t’i shënojmë pesë gola mysafirëve, por gjithashtu ka treguar se shumë federata janë mbetur pa financim, transmeton KosovaPress.

“Krejt Kosova po vlon në prag të ndeshjes me Anglinë.

Spektakël i madh për vendin tonë me pas mysafir një ekip Kulminant nga një vend mik!

Mikpritja tregon virtytet tona si popull dhe kjo shpresoj të ruhet gjithmonë.

Por në fushë dhashtē Zoti 5 copa Anglisë

E si gjithmonë sporti po i jep energji vendit tonë por Sporti gjegjësisht federatat janë mbet pa asnjë financim dhe tremujorshi i fundit i vitit federatat i ka mbështet për muri me ja qit çelsin e me i ndal aktivitetet krejt!!

E federatat kanë zgjedh rrugën ma të keqe që vetëm nëpër kafe ti shprehin shqetësimet eventualisht me ndonjë e mail duke mos ngrit zanin për gjendjen alarmante.

Komiteti Olimpik bashkë me federatat një takim urgjent për këtë çështje!!

Kosovë suksese sonte na bëni krenar me lojë e përkushtim ashtu siç sportistët po e bajnë ma së miri për shtetin tonë të ri e Kombin tonë Shqiptar”, njoftoi ai përmes një postimi në Facebook. /Lajmi.net/