Kujt iu refuzua azili më nuk mund të hyn në Gjermani

Pas fushatës publicitare për ndërgjegjësimin e azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe ata nga Shqipëria, Gjermania hedh një hap tjetër për frenimin e tyre.

Lajme

15/08/2015 20:23

Kështu të gjithë ata azilkërkues që janë dëbuar nga shteti gjerman pas përgjigjes negative për azil, nuk do të mund të shkelin më në territorin gjerman deri në një vendim të dytë të autoriteteve.

Vendimi është bërë me dije të premten nga Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatet.

Kreu i kësaj zyre, Manfred Shmid, teksa foli nga Nurembergu tha se vendimi ka hyrë në fuqi prej datës 1 gusht dhe një masë të tillë pritet ta ndërmarrin dhe shtetet e tjera të Shengenit si Norvegjia, Islanda, Zvicra e Lihtenshtejni.

Një masë e tillë sipas tij merret për parandalimin e atyre personave që do të tentojnë sërish për t’iu drejtuar Gjermanisë, apo ndonjë shteti tjetër të zonës Shengen në kërkim të azilit.

Berlini zyrtar ka nisur kthimin me procedure te përshpejtuar të emigranteve. Më herët është njoftuar se pjesa dërmuese e kërkesave për azil do te refuzohen.

Vetëm ne gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, të paktën 30 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Gjermani./K.P.