Kujt ia kushtoi Januzaj këtë zemër
Lojtari i Manchester United, Adnan Januzaj ka vizatuar një zemër në dorën e tij të majtë, dhe këtë fotografi e ka postuar në rrjetet sociale.

Sport
Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, i është bashkuar iniciativës në rrjetet sociale #dessinemoiuncoeur.
Ai ka pranuar sfidën nga bashkëlojtari i tij te Belgjika dhe Manchester United, Marouane Fellaini.
Ai vizatoi në dorën e tij të majtë zemrën me numrin e tij, 11. Ai sfidoi bashkëlojtarët e tij te Belgjika: Mousa Dembele, Axel Witsel dhe Nacer Chadli.