Kujdesi i duhur për foshnjat dhe fëmijët gjatë ditëve të ftohta të dimrit
Disa rekomandime se si mund të kujdeseni për të vegjlit gjatë dimrit.
Lifestyle
Sa më të vegjël të jenë fëmijët, aq më shumë rrezikojnë nga uljet e temperaturës dhe sëmundjet, ndaj evitoni në maksimum daljet dhe siguroni një temperaturë konstante në shtëpi. Të porsalindurit deri në 6 muajsh, rrezikojnë më shumë nga i ftohti, pasi përgjigjja e organizmit të tyre nëpërmjet termo- rregullimit, dhe aftësia e tyre për të komunikuar, ende nuk janë zhvilluar plotësisht.
Për këtë arsye, prindërit duhet të kontrollojnë herë pas here këmbët, duart e veçanërisht fytyrën. Foshnjat rekomandohen të pinë rregullisht gji, sa herë të dëshirojnë, dhe nëse kanë filluar edhe ushqimet plotësuese, të mos harrohet dhënia e lëngjeve, për të garantuar hidrim të mirë të tyre.
Nëse duhet ta nxirrni foshnjën jashtë, kini parasysh këto rregulla:
– mbulojeni mirë duke e veshur me disa shtresa rrobash, dhe vendosini gjithnjë njëkapele në kokë, pasi rreth 30% e humbjes së energjisë vjen nga koka;
– mbajeni larg vendeve të lagështa dhe me korent eajri;
– mos e mbani foshnjën në mbajtëse si të “kangurit”, pasi qarkullimi i gjakut ngadalësohet, dhe kjo favorizon ngrirjen ekëmbëve;
– rekomandohet që foshnja të transportohet në një karrocë apo mbajtëse si shtrat,në mënyrë që të mund të lëvizë lehtësisht, duke pasur një qarkullim të rregullt gjaku;
– merrni gjithnjë me vete pije apo ushqime të ngrohta (nëse ka filluar ushqimet shtesë), ndërresa dhe mbulesa rezervë;
– Nëse foshnjat nën 6 muajsh sëmuren, drejtohuni menjëherë tek mjeku.
Disa rekomandime shtesë për fëmijët më të rritur:
– Ushqyerja duhet të jetë sa më e larmishme me ushqime nga të gjitha grupet ushqimore. Konsumoni 5 vakte ushqimore:
– një mëngjes i pasur (bukë, qumësht, mjaltë, vezë,etj);
– fruta apo perime (të freskëta, të pjekura apo lëng i shtrydhur);
– dreka me ushqime proteinike (mish, peshk, shpendë, fasule,thjerrëza), karbohidrate (bukë, oriz, makarona, etj) e perime të ndryshme;
– fruta, perime, kos apo akullore (ka veti anti-inflamatore);
– darka me ushqime të variueshme. Për shembull: supa e pulës është shumë e këshillueshme gjatë dimrit, pasi përmban proteina të tretshme dhe ka veti anti- inflamatore, rehidruese (sidomos për gjendjet gripale), ofron nxehtësi dhe fluidifikon mukozat (shkrin sekrecionet).
– mbani gjithnjë të pastra duart e fëmijëve, duke i larë me ujë e sapun për rreth 20 sekonda, sa më shpesh, sidomos para ushqyerjes apo pas përdorimit të tualetit;
– mbani të lira rrugët e frymëmarrjes, duke i mësuar të fryjnë mirë hundët dhe duke përdorur ujë fiziologjik për t’i liruar ato. Nëse hundët janë vazhdimisht të zëna, atëherë mund të nevojitet edhe terapia me aerosol apo avuj të thjeshtë me solucion fiziologjik. Rekomandohet të përdoren facoleta me një përdorim, të cilat duhet të hidhen në koshpas përdorimit, për të evituar kontaminimin e të tjerëve;
– evitoni kontaktet me të sëmurët. Për këtë nuk rekomandohet të çohen fëmijët në vende ku ka shumë grumbullime si bebi-baret apo qendrat tregtare, pasi atje rrezikojnë të infektohen me viruse tëndryshme;
– siguroni qëndrimin e tyre në ambiente me temperaturë 21-23° C dhe ajrosini të paktën 2 herë nëditë;
– fëmijët kanë gjithashtu nevojë të dalin të luajnë në ajër të pastër dhe të ekspozohennë diell. Zgjidhni orët më të ngrohta gjatë ditës dhe kujdesuni të mos djersitin, ndaj rekomandohet të vishen me disa shtresa, që të hiqen nëse duhet. /Lajmi.net/