Kujdes nga ngarkesa e madhe e paisjeve elektrike – zjarr në një shtëpi në Prishtinë

Policia raporton se në Prishtinë është përfshirë nga zjarri kati i dytë dhe i tretë i një shtëpie.

Lajme

04/10/2015 12:13

Si pasojë e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar dy viktima, meshkuj, të cilët ishin duke banuar në shtëpinë e lartcekur, tranmseton lajmi.net.

Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë ngarkesa e madhe e pajisjeve elektrike.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet.