Kujdes nga këta mesazha në WhatsApp
Mesazhet WhatsApp që po paraqiten tek përdoruesit e platformës po i detyrojnë ata ta fshijnë aplikacionin dhe ta ri-instalojnë sërish.
Auto & Tek
Kur hapen, mesazhet, të cilat përmbajnë një varg të gjatë numrash dhe karakteresh të panjohur, bëjnë që WhatsApp të ngrijë ekranin, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Problemi është shkaktuar nga një defekt në program që nuk lejon WhatsApp të përpunojë kombinimin e karaktereve në mesazhe, duke çuar në “spam” të pafundëm
Kjo ka rezultuar që disa përdorues të WhatsApp të humbin përgjithmonë historinë e bisedave.
Ekspertët e pavarur të WhatsApp, WABetaInfo u njoftuan për këtë çështje nga një përdorues në Twitter dhe detajuan problemin në një postim në blog.
Kodi i çuditshëm dhe kombinimet e karaktereve thuhet se kanë origjinën në Brazil, ku po paraqitej një problem i veçantë për përdoruesit. /Lajmi.net/