Kujdes nga Chelsea

Sulmuesi i Chelseas, Samuel Eto’o beson se skuadra e tij mund të fitojë të gjitha garat ku merr pjesë gjatë këtij sezoni. 32-vjeçari, i cili erdhi te gjiganti londinez si futbollist i lirë gjatë verës, beson se skuadra e Jose Mourinhos mund ta fitojë Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe të dy kupat shtetërore. Chelsea ka…

Sport

01/11/2013 14:25

Sulmuesi i Chelseas, Samuel Eto’o beson se skuadra e tij mund të fitojë të gjitha garat ku merr pjesë gjatë këtij sezoni. 32-vjeçari, i cili erdhi te gjiganti londinez si futbollist i lirë gjatë verës, beson se skuadra e Jose Mourinhos mund ta fitojë Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe të dy kupat shtetërore.

Chelsea ka triumfuar në nëntë ndeshjet e fundit, kurse u kualifikua për në çerekfinale të Capital One Cup me fitore 2-0 ndaj Arsenalit në Emirates Stadium.

Gjiganti londinez ka aktualisht dy pikë më pak se lideri i Premierligës, Arsenal, dhe kryeson në grupin e tij në Ligën e Kampionëve duke fituar dy duelet e fundit, nga tri përballje.

Eto’o i cili fitoi tre tituj brenda një sezoni me Mourinhon në Inter, beson se Chelsea mund ta bëjë të njëjtën gjë duke rrëmbyer katër këtë edicion.

“Do të jetë vështirë, po”, deklaroi Eto’o për The Sun. “Por, ne kemi ekip të mirë dhe nuk do të sakrifikojmë shanset tona për të fituar një garë duke e preferuar atë para tjetrës. Do të mundohemi të fitojmë çdo garë në të cilën marrim pjesë”, përfundoi Eto’o.