Kujdes me Instagramin, kështu e pësoi nga policia një vajzë nga Podujeva

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Podujevë.

Lajme

05/03/2019 10:19

Policia e Kosovës më 3 mars të këtij viti në fshatin Bradash të Podujevës ka arrestuar një femër pasi që e njëjta ka keqpërdorur identitetin e një femre tjetër në rrjetin social Instagram, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të policisë, e njëjta e ka hapur një llogari në rrjetin social Instagram ku ka publikuar foto duke bërë komente dhe shkrime banale në emër të viktimës.

E dyshuara pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/